Pasditen e sotme 11 veta humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat, në të cilin po udhëtonin 8 shoqe të ngushta, (dhe tre anëtarë të ekuipazhit), pasi kishin festuar një ditë më parë në Dubai festën e beqarisë së vajzën së një prej biznesmenëve më të pasur të Turqisë.

Mina Basaran dhe 7 mikeshat e saj të ngushta 3 ditë më parë kishte udhëtuar për në Dubai, ku kishin organizuar festën e beqarisë së saj, por për fat të keq ato humbën jetën pasi avioni me të cilin po udhëtonin për kthimin në Turqi, u rrëzua.

Në profilin e saj të Instagramit ajo kishte bërë disa postime, ku shihej e lumtur me mikeshat e saj duke festuar, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishin marrë pjesë në koncertin e Rita Orës që po mbahej në Dubai.