Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kongresit Kombëtar Afrikan në pushtet.

Transmetuesi shtetëror SABC tha se 59-vjeçarja, e cila kishte funksionin e ambasadores së Afrikës së Jugut në Danimarkë, humbi jetën në një spital në Johannesburg.

Arsyeja e vdekjes së saj nuk është bërë ende e ditur.