Vajza e regjisorit të famshëm, Steven Spielberg, ka nisur një karrierë të re në industrinë e pornografisë dhe shprehet se babai i saj e mbështet.

Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Mikaela Spielberg, 23 vjeçe, e cila u birësua nga regjisori legjendar Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, tregoi se ajo tashmë ka filluar vetë të prodhojë video porno.

Ajo thotë se do të dëshironte një punë si balerinë në një klub striptizmi sapo të marrë licencën si punonjëse seksi.

Mikaela, e cila flet rregullisht me prindërit e saj u shpreh se në lidhje me këtë, ata ishin “çuditur pa masë” por nuk ishin “të mërzitur”.

“Nëse bëj këtë lloj pune, ndihem sikur jam në gjendje t’i ‘kënaq” njerëzit e tjerë, dhe kjo është diçka pozitive pasi nuk është një mënyrë që më bën të ndjehem e dhunuar”, shprehet ajo për “The Sun”.