Vajza që po udhëheq vendin drejt rebelimit

18/12/2012 - 13:43

Deri disa muaj më parë Isadora bënte një jetë të qetë, ashtu si çdo bashkëmoshatar i saj 13 vjeçar. Dëgjonte muzikën e Guns N’Roses dhe shëtiste në plazh qenin e saj të dashur Ziggy, të cilit i ka vënë emrin e djalit të Bob Marleyt.

Gjithçka ndryshoi kur vajza braziliane krijoi blogun e saj në internet, ide që e mori nga një nxënës shkolle në Skoci.

Diário de Classe, i vuri emrin faqes së saj dhe në të mblodhi dhe tregon historitë e nxënësve të shkollës së saj. Isadora banon në qytetin Santa Caterina, në jug të Brazilit.

Nga ideatore e një faqeje në rrjetin social Facebook, Isadora u kthye në një të ftuar të përhershme në Talk Show të ndryshme në vendin e saj. Drejtuesit e shkollave i tremben, ndërsa nxënësit e konsiderojnë një heroinë, pasi Isadora nxjerr në pah gjendjen mjerane të sistemit arsimor në Brazil. Historinë e saj kanë nisur ta tregojnë shumë media vizive dhe të shkruara përtej oqeanit.

Si nisi lufta e Isadorës

Lufta dixhitale e Isadorës filloi pak nga pak. Vetëm me kamerën e aparatit të saj celular ajo vërtitej në korridoret dhe klasat e shkollës së saj duke regjistruar gjithçka; bankat e dëmtuara, banjot pa dyer, lidhjet elektrike jashtë kushteve teknike etj.

Një nga postimet e saj që ka marrë më tepër pëlqime është ai për një piktor, i cili është paguar dy vjet më parë për të sistemuar palestrën e shkollës, por që nuk e ka nisur ende punën e tij. Në vetëm shtatë muaj faqja e Isadorës arriti të mblidhte më shumë se gjysëm milion klikime. Nën shembullin e saj shumë faqe të tjera janë hapur, që kanë për qëllim të denoncojnë mangësitë e shkollave publike në Amerikën Latine.  

Kërcënimet

Vërtet po bën një punë për t’u lavdëruar, por ama jo të gjithë e duan. Ende sot e kësaj dite vajza vazhdon të marrë kërcënime nga shokë shkolle që mbështesin drejtuesit e institucionit. Ndërkohë gjyshja e saj u sulmua nga një grup djemsh të rinj që goditën më gurë shtëpinë e saj. “Prindërit e mi më shoqërojnë gjithnjë për në shkollë”,- thotë Isadora.

Kurajoja

Pavarësisht vështirësive të hasura asgjë nuk e ka shkurajuar 13 vjeçaren të vazhdojë të bëjë atë që i pëlqen. Edhe kur ndihmësi i saj në faqen e internetit hoqi dorë për shkak të frikës, ajo nuk i ndaloi denoncimet e saj. “E di që po bëj gjënë e duhur”,- thotë ajo, ndërsa e kupton shumë mirë se problematikat e konstatuara në shkollën e saj shkojnë përtej institucionit ku ajo studion.

Në një klasifikim që ka bërë një institut ndërkombëtar për situatën e sistemit arsimor në 40 vende të botës, Brazili renditet i parafundit, para Indonezisë.

Për këtë arsye Isadora nuk pushon së luftuari dhe tashmë falë faqes së saj bëhet gjithnjë e më e vështirë të kthesh kokën nga ana tjetër e të hiqesh sikur nuk ke vënë re asgjë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse pretendohet se të rinjtë janë më pak të ekspozuar kundrejt rrezikut të infeksionit të coronavirusit, faktorë të caktuar rrisin r

Aktorja Naya Rivera humbi jetën në një liqen në shtetin amerikan të Klanifornisë.

Çështja e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana Zefi, është rikthyer sërish në vëmendje, pasi në një intervistë të fundit, zonja Pet

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave të njohura të SHBA-ve që janë vënë në shënjestër nga hake

A jeni ndier ndonjëherë të lodhur menjëherë pasi zgjoheni dhe keni ndjesinë sikur të keni qenë në këmbë gjatë gjithë natës?

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ndryshe nga herët e tjera, ka rrëfyer në TV një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierë

Planeti 9 mund të jetë një vrimë e zezë. Dy astronomë të Harvardit kanë propozuar një teknikë për ta zbuluar këtë gjë.

Milica Dabovic, kampione Europe me Serbinë në vitin 2015, ka qenë një nga basketbollistet më të bukura.

Trajnerja e fitness-it, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" në Top Channel ku foli për lidhjen e veçantë me qenushin e sa

Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera, në një liqen në shtetin amerikan të Kalifornisë.