Vajzave të njohura të Instagramit iu ofrohen para në këmbim të seksit

20/01/2020 - 10:19

Gratë me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Në emisionin e mëngjesit ‘Victoria Derbyshire’ në BBC, u trajtua pikërisht kjo çështje, me dëshmi konkrete nga disa prej vajzeve që kanë ndikim në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Njëra prej tyre tha se mediat sociale janë shndërruar në një lloj “katalogu” për burrat.

“Është prostitucion i nivelit të lartë. Është e frikshme të mendosh që mua mund të më kenë dërguar mesazhe. Ndoshta u kanë dërguar qindra mesazhe vajzave të bukura të Instagramit”, thotë Tyne-Lexy Clarson.

Ajo tregon se kur ishte vetëm 19 vjeç, i erdhi për herë të parë një ofertë e tillë. Do ta paguhej 20 mijë Paund për të dalë për darkë dhe pije me një zotëri.

Pas disa kohësh, një agjenci i dërgoi email duke i dërguar 50 mijë Paund për të kaluar 5 netë në Dubai. Kushtet ishin specifike dhe çdo gjë duhej të mbetej konfidenciale. Tyne-Lexy thotë se e refuzoi ofertën.

Rosie Williams është një tjetër vajzë me influencë në rrjetet sociale. Ajo ka treguar mesazhet që i kishte dërguar një burrë që pretendonte se ishte në Dubai.

Një tjetër vajzë i tregoi programit të BBC se i ishte bërë ofertë 10 mijë Paund si pjesë e një pakete pushimesh, ku kërkohej që të kryente edhe marrëdhënie seksuale me ofertuesin. Ajo tregoi se një burrë rreth 10 vjet më i madh se ajo, i kishte shkruar në Instagram. Për të krijuar komunikim me të, zotëria i dërgonte vazhdimisht dhurata, të tilla si çanta dore. Vajza, që ka ruajtur anonimatin, thotë se për 18 muaj vetëm fliste me zotërinë dhe më pas pranoi që ta takonte.

“Ai ishte i këndshëm. Në mbrëmje, kur filluam të pinim, ai po më pyeste për të ardhurat e mia. Unë i shpjegova që kisha 5 mijë Paund borxh. Ai më tha ‘bë seks me mua dhe do të të jap dyfish”.

Vajza tregon se shkoi me ofertuesin në dhomën e hotelit. “Ndjeva një lloj degradimi, isha e mërzitur me veten”, shpjegon ajo, por këmbëngul se kjo nuk është një formë prostitucioni.

“Është një marrëdhënie që përparon me kalimin e kohës. Unë mendoj se prostitucion është kur pranon një tarifë nga një person i huaj”, është shprehur ajo. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kërkesës së lartë për maska mbrojtëse nga koronavirus, kompania e njohur "Fendi" ka hedhur në treg "linjën" e saj.

Pasi e ëma e Quaden Bayles, (një djalë 9-vjeçar nga Australia, i lindur me nanizëm) postoi një video ku tregonte pasojat që vuante i biri

Ylli i familjes Kardashian-Jenner, Kim Kardashian, e kujton të atin e ndjerë në çdo festë dhe ditën e sotme i ka dedikuar disa fjalë prek

Në familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sot ka festë, pasi djali i madh, Drini, mbush 9 vjeç.

Seriali “Friends” që ka bërë namin në të gjithë botën do të rikthehet sërish në ekran.

Nuk janë të pakta rastet që shqiptarët mahnisin juritë e evenimenteve kushtuar këngëve dhe talenteve të reja në të gjithë botën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është tallur me fitoren historike të Koresë së Jugut për filmin më të mirë në

Bullizmi është një fenomen që prek së tepërmi fëmijët me nevoja të veçanta ose aftësi ndryshe.

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të përdorin më markën e tyre Sussex Royal, konfirmoi sot zëdhënësja e tyre.