Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka nisur pushimet në Turqi. Ai është fotografuar në një prej restoranteve më të famshëm në Stamboll.

Fotot janë publikuar nga portali JOQ, ku duket Dako në shoqërinë e vajzës së tij. Vangjush Dako drejtoi bashkinë e Durrësit për tre mandate rresht, deri në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar.

Megjithëse këtë vit operatorët turistikë kanë bërë apel disa herë që të pushojmë shqip për të ndihmuar sektorin e turizmit që është në kolaps prej pandemisë, Dako ka vendosur të largohet për disa ditë nga Durrësi për të shijuar pushimet jashtë vendit.