Vazhdon “mallkimi” për familjen Kennedy, zhduket në det mbesa me të birin

05/04/2020 - 20:07

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vogël 8-vjeçar. Maeve Kennedy McKean dhe i biri, Gideon janë zhdukur në det ndërsa udhëtonin me një kanoe në gjirin Chesapeake. Ka qenë bashkëshorti i Maeve, David McKean, i cili në një postim në Facebook ka bërë me dije se e shoqja me të birin, kanë vdekur.

Rojet bregdetare kanë vazhduar operacionet e kërkimit, të cilave u janë bashkuar policia e Maryland dhe helikopterët e saj. Nënë e bir janë zhdukur që mbrëmjen e të enjtes, raportojnë mediet amerikane.

Maeve Kennedy McKean është vajza e ish-zvguvernatores të Maryland, Kathleen Kennedy Townsend, e bija e Robert F. Kennedy dhe Ethel Kennedy. Ajo është e martuar me David McKean, një avokat i të drejtave civile në Washington D.C., dhe është nëna e katër fëmijëve.

E zhdukura punon në Universitetin Georgetown në Washington. Familja Kennedy është një nga familjet që ka pasur humbjet më të mëdha ndër vite. Gjithçka ka nisur me atentatin ndaj John F. Kennedy në 1963 dhe Robert F. Kennedy në 1968. Këto ngjarje u pasuan me vdekjen e parakohshme të shumë anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje. Madje ekziston një shprehje që quhet “mallkimi i Kennedy”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.