Një burrë amerikan mori vesh më në fund se çfarë i kishte ndodhur dy qenve të tij, të cilët kishin humbur mbi 20 vite më parë, pasi qaforet e tyre u gjetën rastësisht në stomakun e një aligatori.

Kafsha, që mendohet se është 50 deri në 70 vjeç, ishte kapur nga një gjahtar në Karolinën e Jugut (SHBA) dhe në stomakun e aligatorit u gjetën shumë objekte të çuditshme, përfshirë 5 qafore qensh.

Njëra prej qaforeve kishte ende të dukshme një numër telefoni dhe gjahtari vendosi ta telefononte.

“Nuk prisja të ishte ende funksional ai numër, por thashë ta provoja një herë. Më doli një burrë dhe pasi ia tregova si ishte puna, më tha se kishte humbur dy qen para 24 viteve. Më falenderoi që më në fund e mori vesh se çfarë u kishte ndodhur atyre”, tregon gjahtari për “Daily Star”.