Vdes nga koronavirusi infermieri në spitalin e New York-ut, mjekët vishnin qese plastike për t’u mbrojtur

26/03/2020 - 16:35

Një punonjës i spitalit të New York-ut ku mjekët ishin fotografuar të vishnin qese plastike prej mungesës së veshjeve mbrojtëse, ka vdekur dje nga koronavirusi.

48-vjeçari Kious Kelly, vdiq në spitalin Mount Sinai West në Manhattan ku punonte, pas infektimit me koronavirusin e ri, shkruan New York Post.

Kelly ishte asistent menaxher i infermierëve në spitalin që ashtu si të tjerë në New York është goditur nga mungesa urgjente e pajisjeve mbrojtëse për stafin, si maska dhe veshje izoluese.

Të paktën katër anëtarë të stafit që punonin me Kelly gjithashtu janë pozitivë me koronavirus dhe po trajtohen.

New York është tashmë epiqendra e epidemisë në SHBA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To

E shtuna e 4 prillit do të duhej të ishte dita më e lumtur për infermierën shqiptare që jeton dhe punon në Itali, Elona Gaxha.

Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.