George Mendonsa, marinari i famshëm që puthi një grua në Times Square për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore ka ndërruar jetë, dy ditë para se të festonte ditëlindjen e 96-të. 

Vajza e tij, Sharon Molleur konfirmoi për mediat e huaja se George pati një krizë epilektike të dielën. George Medonsa u puth me Greta Zimmer Friedman më 14 gusht 1945 duke e bërë “puthjen më të famshme në botë”.

Ajo ishte pikërisht dita kur mori fund lufta, Japonia u dorëzuar te Shtetet e Bashkuara duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Puthja ndodhi disa vite para se Mendonsa dhe Friedman, ecila vdiq në 2-16-ën, të konfirmonin se ishin një çift.