Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë botërore Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii.

Suedezi u gjet i vdekur në Muscat, Oman dhe shkak thuhet të kenë qenë problemet e tij shëndetësore, duke përfshirë probleme me pankreasin, ndersa në vitin 2014 kishte hequr fshikëzën e tëmthit dhe apandesitin.

Por DJ i famshëm duket se kishte simpati për shqiptarët. Para 3 vitesh, modeli i famshëm shqiptar Alessio Alia postoi një foto me DJ e njohur ku shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”– thuhet në nje deklaratë mbi vdekjen e 28-vjecarit.