Vendimi i Hong Kongut, 1200 usd dhuratë për çdo banor

26/02/2020 - 19:55

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekonominë në rrezik nga protestat e pandalshme dhe epidemia e koronavirusit. Zemra financiare e Azisë, tha të mërkurën se masa, një paketë stimulimi prej 120 miliardë dollarësh të Hong Kongut ose 15.4 miliardë dollarë amerikanë, do të përfshijë dhënien e 10 mijë dollarëve të Hong Kongut ose rreth 1280 dollarëve amerikanë të gjithë banorëve rezidentë në qytet që janë mbi moshën 18 vjeç.

Rreth shtatë milionë njerëz do të përfitojnë nga programi. Sipas zyrtarëve, qyteti do të regjistrojë deficitin e parë buxhetor të tij në rreth 15 vite për shkak të recesionit që filloi në tre mujorin e tretë të 2019. Situata pritet të përkeqësohet dhe ekspertët thonë se deficiti për vitin e ardhshëm fiskal, deri në mars 2021, pritet të shënojë një rekord prej rreth 4.8 për qindësh të GDP.

Përveç pagesës, zyrtarët e Hong Kongut kanë thënë edhe se do të financojnë sektorët që janë dëmtuar nga shpërthimi i koronavirusit, përfshirë restorantet dhe kompanitë e udhëtimit. Hong Kongu është pjesë e kinës dhe funksionon sipas organizimit një shtet, dy sisteme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina po i rikujton edhe njëherë Cristiano Ronaldos e partneres së tij, Georgina Rodriguez, se sa shumë e duan dhe kujdesen për njëri

Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, nuk ka ndodhur kurrë që ‘Vogue’ të ketë pasur një kopertinë bosh.

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter dhe kompanisë së pagesave Square, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të nd

Në këtë situatë të pazakontë pandemie, sytë dhe gjithë vëmendja janë kthyer drejt bluzave të bardha.

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri!

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si

Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.