Një pikturë e humbur e artit të famshëm italian, e gjetur në kuzhinën e një gruaja të moshuar franceze, është shitur në ankand për një çmim rekord 24 milion euro në ankand.

Christ Mocked e piktorit Cimabue u zbulua muajin e kaluar në Francën veriore. Piktura pritej të shitej për 6 milionë euro në ankand. Por oferta fituese i tejkaloi shumë pritjet.

Acteon Auction House tha se shuma, e paguar nga një blerës anonim nga Franca veriore, ishte një rekord i ri botëror për një pikturë mesjetare të shitur në ankand.

"Kur një punë unike e një piktori aq të rrallë sa Cimabue vjen në treg, duhet të jesh gati për surpriza,"-tha drejtuesi i ankandit Dominique Le Coent për agjencinë e lajmeve Reuters.

Për vite me radhë, piktura qëndroi e varur mbi një pllakë muri në një kuzhinë në qytetin e Compiegne. Vepra e artit u vu re nga një person që merrej me ankandet, i cili e këshilloi pronarin e saj që ta vlerësonte nga ekspertë. Pronarja besonte se ishte një ikonë e vjetër fetare me pak vlerë.