Meghan Markle dhe princ Harry finalizuan dashurinë e tyre duke u martuar në Kështjellën Windsor ditën e shtunë.

Pas atij momenti, ish-aktorja u shpall Dukeshë e Sussex dhe tashmë asaj e as Dukeshës Kate nuk iu lejohen disa veprime të njëjta me njerëzit e thjeshtë.

  1. Nuk duhet të dalë asnjëherë e pa shoqëruar nga sigurimi në vende publike.
  2. Nuk mund të bëjë selfie se mbretëresha Elizabeth i konsideron të çuditshme.
  3. Duhet të veshë vetëm fustane deri te gjuri.
  4. Nuk mund të votojë në zgjedhje.
  5. Duhet të lyejë thonjtë vetëm me rozë të lehtë ose ngjyrë mishi.
  6. Nuk mund të ketë rrjete sociale.
  7. Nuk mund të flejë para mbretëreshës.
  8. Nuk mund të japë autografe.