Pothuajse të gjithë ëndërrojnë të bëhen të pasur apo të shëtitin botën, por kjo mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa mendoni ju. Nuk ka nevojë as të mësoni shumë, as të punoni tokën ditë e natë, por të kapni momentin duke e shijuar realitetin.

Ishte viti 2013 dhe Instagrami nuk ishte shumë i njohur, madje shumë prej jush nuk kishin llogari apo kishit turp të hidhnit fotografi. E kështu nuk veproi një çift që sot marrin 20 mijë euro në ditë falë Instagramit.

Dentistja australiane 25-vjeçare Lauren Bullen në vitin 2013 braktisi profesionin dhe nisi të hidhte fotografi në Instagram. Pasi e vërejti që fotot po pëlqeheshin, atëherë vendosi edhe të shëtiste botën vetëm për fotografi. Në një shtet aziatik njohu britanikun Jack Borris, i cili kishte lënë profesionin e pastruesit dhe shëtiste botën duke bërë fotografi.

Ata u dashuruan dhe sot së bashku vazhdojnë punën në Instagram duke shëtitur botën dhe duke shijuar paratë që fitojnë nga pëlqimet e fansave. Çifti ka 5 milionë fansa.