‘Versace’ do t'i shitet për 2 miliardë dollarë dizajnerit të njohur

24/09/2018 - 18:09

   Michael Kors po raportohet se do ta blejë shtëpinë e modës ‘Versace’ për 2 miliardë dollarë.

Kompania e Michael Kors është në mision për të shtuar në emrin e tyre edhe një nga brendet më luksoze botërore.

E ajo firmë është shtëpia e njohur italiane e veshjeve, Versace.

Verace sapo ka prezantuar koleksionin e tyre më të ri Pranverë 2019 në javën e modës në Milano, dhe fjalët kanë filluar të qarkullojnë menjëherë të nesërmen, se Michale Kors do të blejë shtëpinë ikonike në një marrëveshje prej 2 miliardë $.

Nëse Kors do arrijë të marrë brendin, Familja Versace nuk do të jenë më pronarë të labelit me emrin e tyre për herë të parë që nga formimi i firmës nga dizajneri Gianni Versace para 40 vjetëve, përcjell Gazeta Express.

Donatella Versace, e cila është edhe udhëheqësja dhe dizejnatorja e sotme e firmës dhe familja Versace tani posedojnë 80% të kompanisë, pasi kanë shitur 20 përqindëshin në vitin 2014.

Nëse arrihet marrëveshja, familja nde do të vazhdojnë të kenë rol në kompani në disa kapacitete.

Nëse Kors arrin ta marrë Versace-n, atëherë labeli italian do t’i bashkohet edhe firmës luksoze të këpucëve Jimmy Choo, që është blerë nga Kors vitin e kaluar për 1.2 miliardë dollarë. Fiirma ka në posedim edhe emrin e madhe të stolive, Tiffany & Co.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në va

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e

Jemi mësuar ta shohim të kuruar në daljet e saj por kur miliarderja më e re në botë doli pa make-up dhe pa asnjë filter, njerëzimi u shok

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë!

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argj

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.

Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency, spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim.

Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një ma