Disney ka vendosur të risjellë një verison të ri të një prej filmave më të pëlqyer të Krishtlindjeve, "Home Alone" (I vetëm në shtëpi).  Mirëpo duket se një lajm i tillë nuk është pritur mirë nga publiku i cili shpërtheu në krititika.

Sipas tyre versioni klasik i vitit 1990, nuk duhet kurrsesi të "preket" sepse asnjë verison tjetër nuk do të mund të bëhet më i bukur se ai. "Joo Disney, mos na e prish fëmijërinë", ishin disa nga komentet më të zakonshme mes qindra kritikave në rrjetet sociale.

Kundër këtij vendimi është edhe aktori Macaulay Culkin, i cili ka luajtur rolin e 8-vjeçarit Kevin.

Aktori ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet i ulur në divan, me barkun e fryrë, një lap-top përpara, një pajtë me ushqim në dorë dhe me një vështrim përbuzës, ndërsa shkruan: "Kështu do të duket një version i ri i filmit "Home Alone"."