Një studente është rrahur dhe goditur gjatë kohës që kishte hipur në autobus. Arsyeja: sepse kishte veshur minifund gjatë muajit të Ramazanit.

Ngjarja ka ndodhur në një autobus në Stamboll të Turqisë. Melisa Sağlam u kap nga flokët dhe u godit disa herë në fytyrë nga një pasagjer që ishte në të njëjtën linjë autobusi me atë.

Sipas dëshmitarëve, autori Ercan Kızıltaş, para se të dhunonte Melisën ka thënë: “Nuk keni turp që udhëtoni e veshur në këtë mënyrë gjatë muajit të Ramazanit”.

Ai u arrestua më pas nga policia.