Vetëvritet 16-vjeçarja, ndjekësit në Instagram e nxitën për këtë akt!

16/05/2019 - 20:48

Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në Instagram ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.

Pasi 69% e votuesve thanë "PO", ajo kreu vetëvrasje.

Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: "Tepër e rëndësishme, më ndihmoni. Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)".

Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Më parë, adoleshentja kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte shkruajtur: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin që i solli vdekjen. Thuhet se adoleshentja ka patur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur teknika që modifikojnë gjenet për ta bërë trurin e majmunëve më të ngjashëm me të njeriut.

Këtë vit familja mbretërore nuk do të shkojë për gjueti shpendësh, traditë e cila ka qenë e përvitshme.

Balerina dhe prezantuesja e motit, Alba Hoxha, është shumë e komentuar në media dhe çdo e re që ka të bëjë me të përbën kuriozitet për pu

Zelanda e Re ka tërhequr vëmendjen e medias botërore, kësaj here jo për sulme terroriste por për një zbulim të rëndësishëm.

Nëse deri para pak vitesh një foto vlente sa 1000 fjalë tani mund të themi të njëjtën gjë për emojit (figurinat e vogla të verdha dhe jo

Grimca të vogla plastike, të transportuara nga era dhe që bien më pas në formën e dëborës, u zbuluan në Arktik dhe Alpe, sipas një studim

Një video virale ka bërë që autoritetet të marrin masa ekstreme e të mbyllin një plazh të tërë në Ishujt Filipines.

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që shpenzojnë më shumë:

Dashi

Metropolit shqiptar i shtohet një qendër e re, e parashikuar të jetë destinacion i mijëra qytetarëve çdo ditë.

Moda, gjithnjë e më e përhapur në dieta, për të zëvendësuar një vakt me akullore fsheh diçka të jashtëzakonshme ...