Fotoja e një veze ka thyer të gjitha rekordet e pëlqimeve në Instagram, duke rrëzuar nga froni yllin e rrjeteve sociale Kylie Jenner.

E postuar në 4 janar, fotoja e vezës u publikua online nga faqja world_record_egg, e krijuar posaçërisht për rastin në fjalë.

"Le të vendosim së bashku një rekord botëror për numrin më të madh të pëlqimeve në Instagram. Të thyejmë rekordin botëror të vendosur nga Kylie Jenner (18 milionë)! Do t’ia dalim", shkruhej në postimin bashkëngjitur fotos së vezës, i vetmi postim i faqes.

Ky postim ka mundur të mbledhë plot 28,6 milionë pëlqime, dhjetë milionë më shumë se Stormi, vajza e Kylie Jener, e cila mori 18,3 milionë "pëlqime" për foton e parë kur erdhi në jetë, e postuar më 6 shkurt 2018.