"Nusja nga Stambolli" është një nga serialet më të pëlqyer turk në vend. Historia e Syrejasë dhe Farukut ka rrëmbyër zemrat e publikut dhe të gjithë presin një fund të lumtur për ta.

Megjithatë, nuk jemi vetëm ne kaq të apasionuar pas tyre. Edhe aktorët e serialit e dinë se në Shqipëri kanë mijëra fansa ndaj ata na kanë përshëndetur të gjithëve.

Asli Enver dhe Ozcan Deniz, dy protagonistët e serialit, janë prezantuar për të gjithë ju, edhe pse ne tashmë i njohim shumë mirë.

Edhe të tjerë aktorë nga ky serial kanë ndarë përshëndetjet e tyre duke ju falenderuar për interesin e treguar. Living