Një avion u detyrua të bënte një ulje emergjente, pasi një nga pasagjerët filloi të kafshonte dhe madje godiste udhëtarët e tjerë.

Videoja tregon sesi udhëtarët kërkojnë ndihmën e pjesëtarëve të ekuipazhit, në mënyrë që djali të qetësohej. Ngjarja nisi gjatë kohës që avion JetBlue po fluturonte mbi shtetin amerikan të Utah-s.

Pamjet shokuese tregojnë njeriun, djalin e veshur me bluzë të kuqe teksa bërtet dhe godet pasagjerët. Djali, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur mësohet se ka sulmuar dhe mjekun e bordit, i cili tentoi ta ndihmonte.

Kjo ngjarje i detyroi pilotët të bënin ulje emergjente dhe të ndalonte në Las Vegas, ku u bë dhe arrestimi i agresorit.