VIDEO/ Djali kinez ha bretkosën të gjallë, shpërthejnë komentuesit: Nga njerëz si ty përhapet virusi

26/01/2020 - 11:02

Në mesin e situatës emergjente të shkaktuar nga virusi i rrezikshëm, në rrjetet sociale është publikuar videoja e një djali, i cili ha të gjallë një bretkosë.

Pamjet e publikuara janë shqetësuese. Video, e cila është bërë në vitin 2016, është publikuar gjatë këtyre ditëve. Djali që shfaqet, shihet duke marrë bretkosën në një treg të kafshëve në Kinë, dhe e kafshon atë teksa është e gjallë.

“Mirror” raporton se protagonisti i videos është një person i njohur në Kinë dhe që shpeshherë publikon në Youtube video të tij duke ngrënë kafshë të gjalla.

Komentet për këtë video ishin të shumta.

“Nuk habitem që koronavirusi filloi të përhapet në Kinë”.

“Pyes veten nëse ky person është mirë”.

Ekspertët që po gjurmojnë origjinën e virusit të rrezikshëm, thonë se është përhapur nga kafshët, ndoshta nga gjarpri. Në Kinë janë të shumta tregjet e kafshëve të gjalla. Po kështu, është një trend ngrënia e kafshëve të gjalla nga njerëzit.

“Kjo është pjesë e kulturës kineze. Ata pëlqejnë të hanë çdo gjë të gjallë”, ka thënë Yanzhong Huang, ekspert kinez i shëndetit publik.

Autoritetet kanë thënë se tregjet ku shiten kafshë të gjalla mund të jenë një faktor i rëndësishëm që kontribuon në përhapjen më të madhe të virusit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.