Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi. Vepra e artit u realizua nga Sam Taylor-Johnson dhe u huazua nga departamenti i gjinekologjisë në Whipps Cross Hospital në Leytonstone deri në mars të vitit 2020.

E zbuluar në vitin 2014, David tregon ish-kapitenin e Real Madrid duke fjetur për 40 minuta pas një seance stërvitore.Beckham, tani 44 vjeç, lindi në maternitetin e spitalit në vitin 1975 dhe u rrit aty pranë. Taylor-Johnson u ngarkua të krijojë një portret të tij në 2002, kur njihej si Sam Taylor-Wood.Regjisorja e Fifty Shades of Grey e konsderoi si një “meditim mbi njeriun e famshëm”.

“Ajo që ofron kjo hapësirë është një moment qetësie ndërsa njerëzit janë duke pritur për takime me mjekët,”– tha ajo. “Është shumë paqësore, që u siguron njerëzve diçka shumë të qetë për të parë.”