Video e vogëlushit që donte të vriste veten bëri xhiron e botës, mblidhen 300 mijë USD për të

21/02/2020 - 21:46

Bullizmi është një fenomen që prek së tepërmi fëmijët me nevoja të veçanta ose aftësi ndryshe. Së fundmi, Yarraka Bayles, një nënë nga Australia, dha një dëshmi reale se çfarë pasojash tragjike sjell bullizmi. Në Facebook, ajo shpërndau një video të të birit 9-vjeçar, Quaden, i lindur me nanizëm, i cili shpërthen në lot në makinë, pasi dikush e kishte tallur për gjatësinë.

“Dua të godas veten me thikë në zemër. Dua që dikush të më vrasë,” dëgjohet të thotë vogëlushi.

Mes lotëve, e ëma e Quaden shprehet:

“Dua që njerëzit ta dinë se ky është efekti i bullizmit. Ja çfarë shkakton ngacmimi.”

Ndër të tjera, Yarraka thekson se i duhet të tregohet vazhdimisht e vëmendshme për shkak të përpjekjeve të Quaden për të vrarë veten. Videoja e saj është parë nga më shumë se 18 milionë njerëz dhe është shpërndarë gati 316,000 herë.

Por pas lotëve të vogëlushit vjen një lajm i mirë për të. Komediani i njohur, Brad Williams, i cili ka sindromën e nanizmit, ka bërë një gjest prekës ndaj 9-vjeçarit në Australi, që ngacmohej nga shokët në shkollë për faktin se kishte të njëjtën sindromë.

Aktori hapi një faqe GoFundMe për Quaden Bayles dhe tha se kishte arritur të mblidhte 300 mijë dollarë për ta dërguar atë në Disneyland. “Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë ashtu si ai”, tha aktori.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit.

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus.

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes,

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Prej më shumë se dy javësh, vendi ynë është mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, në Suharekë kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj.