Edicioni i 63-të i festivalit të këngës “Eurovizion 2018” u fitua nga Izraeli falë votave të publikut.

Mirëpo këngëtarja izraelite është përballur me një incident mjaft të sikletshëm për të.

Pas përformancës si kënga fituese, këngëtarja është rrëzuar nga shkallët duke marrë përpara vetes gjithë stafin i cili e shoqëronte.

“Faleminderit qe i pranoni dallimet mes nesh,” – tha ajo pasi u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.