Jeremy Meeks është bërë i njohur si 'krimineli më i bukur në botë'. Fotografia e tij gjatë kohës që ndodhej në burg u bë virale në internet dhe kur rifitoi lirinë ai përfundoi në pasarelat e modës.

Së fundmi, 'krimineli më i bukur në botë' na ka befasuar duke mbështetur këngën e reperit shqiptar 'Capital T', 'Across the World' në bashkëpunim me reperët e huaj Cliqme dhe Koach2.0.

Në video e publikuar nga reperi Cliqme ai i bën thirrje fansave që të dëgjojnë këngën e publikuar më 29 mars.