Kombet e Bashkuara njohin zyrtarisht 195 shtete të botës, ndaj është normale që ndonjërën prej tyre edhe të mos e dimë se ku ndodhet. Por, të mos dimë as edhe një shtet të vetëm se ku ndodhet në hartë, atëherë gjendja është shumë e rëndë.

Ekipi i moderatorit Jimmy Kimel, ka dalë në një rrugë në Hollywood të Shteteve të Bashkuara, për t’ju kërkuar të rinjve, që të emërojnë cilindo shtet në hartë.

Shumica prej tyre, e kishin problem të dallojnë shtetin prej kontinentit, ndërsa përgjigjet që dhanë ishin krejtësisht të gabuara.