Discovery Channel, që po organizon një sfidë mes notarit amerikan Michael Phelps dhe një peshkaqeni të bardhë, për të mësuar se cili prej tyre është më i shpejtë, ka publikuar sot një video shokuese. Phelps është duke bërë prej kohësh provat për këtë sfidë dhe disa herë është zhytyr në oqean me një kafaz mbrojtës dhe në një nga këto zhytje të shpeshta ka parë nga afër kërcënimin e disa peshkaqenëve të bardhë, që me dhëmbët e tyre të mprehtë kanë sulmuar kafazin ku ndodhej notari dhe stafi organizator.

Pamje shokuese, sa mahnitëse aq edhe të frikshme, që kanë trembur jo pak edhe një “peshkaqen” të pishinës së Michael Phelps, që ka parë nga afër forcën e një peshkaqeni të bardhë, kafsha më e egër e oqeanit.