Ky është momenti i tmerrshëm kur një shqiponjë e artë mbërthen një vajzë 8-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda në trup. Ngjarja, që fatmirësisht u mbyll vetëm me dëmtime për të miturën, ndodhi gjatë një shfaqeje gjuetie me fajkoj në Kirgistan.

Sipas "The Sun", fëmija doli papritur nga zona e spektatorëve, sapo shqiponja ishte lëshuar në qiell. Në pamjet e publikuara në internet mund të shihet si grabitqari, me një hapje krahësh që shkon në rreth 2 metra, ulet tek fëmija dhe e kap atë me kthetra.

Shqiponja e kishte ngatërruar fëmijën me prenë që duhet të kapte gjatë performancës. Kujdestari i shpendit vrapoi për të shpëtuar fëmijën, e cila ndonëse e lënduar, iu kthye shëndoshë e mirë nënës së saj.