Ky është momenti i çuditshëm kur një grua e trajton pitonin e saj të madh si një qenush dhe e detyron që të lahet në vaskë.

Videoja e regjistruar në Gjermani tregon se si gruaja e tërheq pitonin e verdhë në tualet përpara se ta fusë në vaskë ngadalë-ngadalë.

Pasi e fut të gjithin, pronarja duket e lodhur shumë nga kjo punë.