Ishte bërë i famshëm në rrjetet sociale kineze me aventurat e tij gjithnjë e më të rrezikshme.

Ai ngjitej me duar në ndërtesat më të larta dhe njëkohësisht bëntë ushtrime shumë të rrezikshme në lartësi. Por aventura e fundit rezultoi fatale.

Në 8 nëntor 26-vjeçari Ëang Yong Ning ka postuar videon e fundit. Dhe më pas asgjë.

Fansat e tij u shqetësuan dhe nisën të kërkojnë informacione për të.

Ëang humbi jetën pasi ra nga një gradaçelë, të njëjtën ditë kur postoi videon e fundit.