Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe së shpejti do të mund ta shijojnë atë të lirë dhe pa frikën e virusit vdekjeprurës.

Fotografi Denis Simaku ka fiksuar hënën e plotë nga disa kënde të ndryshme në qytet, ndërkohë që perëndimi i përflakur ishte një spektakël më vete në bregdetin e Currilave.

Ndërsa dielli zhytej ngadalë në Adriatik, hëna e plotë nisi të ndriçonte qytetin, banorët e të cilit kanë hyrë në javën e katërt të karantinimit.