Një kamion i nisur nga Austria drejt Belgjikës, i ngarkuar me plot 20 tonë çokollatë është vjedhur.

Sipas mediave austriake, autori i ngjarjes ka paraqitur dokumente të falsifikuara për të marrë çokollatën e cila arrin në vlerën e 50 mijë eurove.

"Në vitet e fundit kemi gjithmonë e më shpesh kamionë të ngarkuar që nuk mbërrijnë në destinacion… edhe me çokollatë", ka thënë një zëdhënës i policisë.