Vidhet statuja e Marilyn Monroe

19/06/2019 - 17:43

Një statujë e Marilyn Monroe është vjedhur nga shëtitorja e famës në Hollivud, duke shkaktuar habi dhe zemërim. Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme.

Dolores Del Rio, Dorothy Dandridge, Mae West, dhe Anna May Wong kanë që të gjitha nga një statujë në këtë strukturë, ndërkohë që ajo e Marlinit qëndronte mbi të tjerat. Vjedhja u raportua mbrëmjen e së hënës, kur një dëshmitar okular pa dikë të kacavirrej dhe të shkëpuste pjesën e Merlinit.

“Statuja e Marilyn Monroe e tregonte atë me fustanin e bukur të bardhë, ikonë nga “The Seven Year Itch’. Fatkeqësisht, natën e kaluar dikush vendosi se thjesht mund ta merrte, përdori një shkallë për tu ngjitur, e sharroi dhe e mori”, tha Anna Martinez, përgjegjës për Walk of Fame.

Forca të shumta policore dhe eksperte mbërritën në vendngjarje ku janë marrë disa shenja gishtërinjsh. Më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes se saj, Marilyn Monroe mbetet një emër, i magjishëm për boten. Me flokët ngjyrë platini dhe bukurinë e rrallë, ajo konsiderohet si simbol i joshjes femërore.

Sipas guidës së kulturës popullore në SHBA, si ikonë e kësaj kulture, Monroe për nga popullariteti pati shumë pak rivale, duke përfshire këtu Elvis Presley dhe Mickey Mouse; asnjë yll tjetër nuk kishte ngjallur një gamë aq të gjerë emocionesh që nisnin nga admirimi, dëshira, lakmia apo keqardhja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.