Ish-opinionisti i Big Brother është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën të ditur vetë aktori, Basri Shala, i njohur dhe me nofkën “Virusi”.

“Miq, Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”, shkruan aktori.