Mediat britanike shkruajnë se Princi Charles është testuar pozitiv për koronavirusin. Testin e ka kryer edhe bashkëshortja e tij, e cila ka rezultuar negative.

Princi i Wales, 71 vjeç, tashmë ndodhet i izoluar në kështjellën Balmoral në Skoci. Ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ndërkohë pak ditë më parë Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj janë larguar për në kështjellën Windsor duke u distancuar, pasi një nga punonjësit e afërt të Pallatit kishte dalë pozitiv në testim për Covid-19.

Me një staf të kufizua që do t’i shërbejë asaj dhe Princit 98-vjeçar, ata do të qëndrojnë për një periudhë të gjatë në këtë pronë të familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse Mbretëresha pa pasur apo jo kontakt me të infektuarin, megjithëse deri më tani raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.