Një letër e shkruar nga artistët Vincent Van Gogh dhe Paul Gauguin, e cila detajon vizitat e tyre në bordello, është shitur në ankand për 210.600 euro.

Letra u ble nga Fondacioni Vincent Van Gogh në shtëpinë e ankandeve Drouot në Paris të martën. Artistët i shkruan letrën mikut të tyre, piktorit francez Emile Bernard, në fund të 1888.

Në të, ata përshkruajnë të jetuarit dhe të punuarit së bashku në qytetin francez të Arles.

Letra mban datë 1-2 nëntor 1888,  pak javë para se Van Gogh të pësonte një sërë problemesh me shëndetin mendor. Dy vite më vonë, ai ndërroi jetë.