Burime konfidenciale për “Daily Mail” kanë thënë se shkak për largimin e Princ Harry-t dhe Megan Markle nga pallati mbretëror është nëna e kësaj të fundit.

Në artikull shkruhet se Harry ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me vjehrrën e tij, Doria-n, aq sa mund të ndikohet edhe në mendime.

Lidhja e ngushtë vjen edhe si pasojë e mungesës së nënës për Dukën e Sussex, gjë që ka përforcuar raportin e ngushtë familjar mes tyre.

Kjo marrëdhënie e ngushtë mbase ka sjellë edhe humbjen e titujve “lartmadhëri” për çiftin.