Vjehrri dhe vjehrra hapin një gropë dhe varrosin nusen për së gjalli

14/11/2019 - 14:29

Dy të moshuar, burrë e grua kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se kanë varrosur për së gjalli nusen e tyre dhe më pas i kanë fshehur trupin, thjesht dhe vetëm që djali i tyre të merrte kujdestarinë e fëmijëve, një djalë 4 vjeç dhe vajzën 9 muajshe. 

Trupi i 41-vjeçares Marcia Martins Miranda u gjet në një banesë të braktisur në Rio Pequeno, në qytetin e Sao Paulo. Shtëpia ku u gjet trupi, sipas mediave lokale ishte marrë me qira nga vjehrrit e saj, Fernando Antonio Martins de Oliveira, 62 vjeç dhe Maria Izilda Pereira Miranda, 60 vjeçe.

Viktima kishte më shumë se 1 muaj që rezultonte e zhdukur. Dyshohet se çifti i të moshuarve e ftoi 41-vjeçaren te shtëpia me qira për të biseduar, pasi i kishin thënë se donin të hapnin një llogari bankare për fëmijët.

Ata e bindën nusen që të shkonte në vendin e krimit, më pas e goditën pas koke dhe e varrosën ndërkohë që ishte ende gjallë. Hetuesit thanë se vjehrrit e kishin mirëmenduar krimin dhe kishin hapur një gropë të thellë, të cilën e mbyllën më pas me beton.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rishfaqja e një zogu që mendohej se u zhduk para 100 mijë vitesh ka tronditur shkencëtarët.

Një grua 55-vjeçare është vrarë nga një tigër në kopshtin zoologjik të Zyrihut.

Një shpend që fluturon mbi plazhin Myrtle në Karolinën Jugut duke mbajtur në kthetra një peshk të stërmadh.

Ministri i Financave, Rishi Sunak inkurajoi sot britanikët të “hanë jashtë për të mbështetur” punësimin në restorante, në ditën e parë të

Ylli i muzikës pop Kate Perry, ka pranuar së fundmi depresionin dhe ankthin gjatë shtatzënisë me disa postime ‘kriptike’ në rrjetet socia

Bernie Ecclestone do të festojë në tetor 90 vjetorin, por përvecse është gjysh dhe stërgjysh, tani është bërë sërish baba.

Djali i akademikut të njohur Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, nga studio e “Historia ime”, foli këtë të premte për humbjen e parakohshme të të

DASHI: Si impulsivë, spontanë dhe me reflekse të shpejta, pjesëtarët e kësaj shenje janë inteligjentë dhe aktivë, kështu

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump është mjaft e njohur për gardërobën e shtrenjtë, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë

Mark Wahlberg ka bërë një njoftim që ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij.