Presidenti Vladimir Putin u hodh në një liqen të ngrirë në një festë tradicionale të Epifanisë. Pagëzimi vjetor është element kryesor i Kishës Ortodokse dhe besimtarë nga e gjithë Rusia hidhen në ujë në mes të dimrit.

Putini hyri në ujin e akullt në Liqenin Seliger, në veri të Moskës, për të përkujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan, mbi dy mijë vjet më parë.

Putini, i njohur për imazhin e të tij të ashpër dhe dashurinë e tij për aktivitete në natyrë, shkoi deri në ujin e ngrirë me një pallto të trashë leshi, teksa pyeti gazetarët e mbledhur aty nëse kishin ftohtë.

Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit.