Vogëlushët e klasës së parë të shkollës jopublike “Mihal Ekonomi” në Durrës kanë përjetuar sot një emocion të veçantë.

Përpara prindërve dhe mësuesve ata i kanë dhënë lamtumirën librit të Abetares, duke shënuar kështu hapin e parë drejt dijeve të mëtejshme që do të marrin përgjatë viteve të shkollimit.

Në një aktivitet mjaft të larmishëm, të organizuar në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, vogëlushët recituan dhe interpretuan mjaft bukur pjesët e përfshira në programin artistik.

Më të emocionuar sesa vetë fëmijët, ishin dhe prindërit që ndoqën nga afër festën e bukur të përgatitur me mjaft dashuri nga mësueset e klasës së parë.