Vogëlushët e arsimit 9-vjeçar në shkollën “Mihal Ekonomi” kanë festuar ditën e maskave.

Të maskuar si Hirushja, piratë, Borëbardha dhe personazhe të tjerë të filmave me përralla apo fantastiko-shkencorë, vogëlushët kanë sfiluar në ambientet e shkollës së tyre. 

Buzëeqeshja e tyre e ëmbël dhe gëzimi që i karakterizon këta fëmijë në festa të tilla ka mbushur me hare të gjithë shkollën, stafin pedagogjik, por edhe shokët e tyre të rritur të cilët i kanë mbështetur dhe i kanë duartrokitur gjatë.

Ndjekim gëzimin e vogëlusheve në videon e mëposhtme:

K.H.