Një vogëlush pësoi lëndime të tmerrshme, pasi aksidentalisht hodhi mbi trupin e tij 9 litra ujë të valuar. Dougie Dodd ishte duke luajtur gjatë momentit kur nënë e tij po gatuante.

Në një moment, i humbi vëmendjes së nënës së tij, Nadie Hulse dhe rrëzoi mbi trup tenxheren me perime dhe 9 litra ujë.

Nga ky veprim, Dodd pësoi djegie të shkallës së tretë në fytyrë, qafë, kraharor, duar dhe këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën shëndetësore për dy muaj me radhë.

Aktualisht, Dougie është kthyer në shtëpi, ku po qëndron pranë dashurisë së familjes.