Fotoja e një vogëlushi nga Kosova është publikuar dje në ekranin gjigand të “Times Square” në New York.

Beni Godeni, i diagnostikuar me Sindromën Down, është shfaqur bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me Sindromën Down dhe ata me Autizëm.

Mediet kosovare shkruajnë se nëna e Benit, Gresa ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocionues, kur fotografitë e Benit kanë pushtuar sheshin “Times Square” në New York.

Fotoja e 5-vjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.