‘Vogue Italia’ për herë të parë në histori me kopertinë të bardhë bosh, arsyeja do ju prekë

08/04/2020 - 20:03

Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, nuk ka ndodhur kurrë që ‘Vogue’ të ketë pasur një kopertinë bosh. Për herë të parë, në numrin e muajit prill, Vogue Italia vjen me një kopertinë të bardhë bosh, që do të publikohet të premten, më datë 10.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Vogue Italia ka shpjeguar arsyen prekëse pse kopertina e këtij muaji do të jetë e tillë:

“Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, Vogue ka dalë mes luftërash, krizash, sulmesh terrorizmi. Rreth 2 javë më parë ishim duke printuar një numër që e kishim planifikuar për një kohë të gjatë, në të cilin përfshihej L’Uomo Vogue, në një projekt binjak.

Por të flasësh për diçka tjetër në një kohë kur njerëzit po vdesin, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre dhe bota po ndryshon përgjithmonë – s’është AND-ja e Vogue Italia.

Në përputhje me rrethanat, ne e anuluam projektin dhe filluam nga e para. Vendimi për të printuar një kopertinë të bardhë, për herë të parë në histori, nuk erdhi sepse na mungonin fotot – krejt e kundërta. Ne e zgjodhëm sepse e bardha simbolizon shumë gjëra në të njëjtën kohë.

E bardha është, mbi të gjitha, respekt.

E bardha është rilindje, drita pas errësirës, përmbledhja e të gjitha ngjyrave.

E bardha është ngjyra e uniformave të atyre që vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar tonën.

Përfaqëson hapësirë, kohë për të menduar dhe njëkohësisht për të heshtur.

E bardha është për ata që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë bosh me ide, mendime, histori, rreshta, muzikë dhe kujdes për të tjerët.

Mbi të gjitha: e bardha nuk është dorëzim, por një fletë e zbrazët që pret të shkruhet titulli i një historie të re që është duke filluar.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina", ku edhe ka bërë renditjen e shenjave me m

A ekzistojnë strategji të veçanta për të hyrë në zemrën e një personi dhe për t’i bindur ata që të jenë pjesë e jona?

Këngëtari i njohur Chris Trousdale është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të ish-anëta

“Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Rawalpindi, Pakistan pasi hum

NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira.

Një peticion ka nisur në Izrael, që po bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti

Sot do të flasim për shenjat zodiakale që kanë shpesh dhe gjithmonë frikë.