Një votues indian ka prerë gishtin e tij tregues pasi e kuptoi se kishte votuar për partinë politike "të gabuar".  Videoja është bërë virale ndërkohë raportohet se Pawan Kumar votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).

Shtetasi në fjalë votoi më 18 prill në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh, në fazën e dytë të votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane. Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta gjatë votimit.

"Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht", thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat.