Vazhdon në distancë sfida mbretërore mes William me Kate dhe Harry me Meghan. Fëmija i dytë i princit Carlo ka fluturuar drejt Canada për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Ndërsa në Pallatin Mbretëror, në një event zyrtar, dukët e Cambridge kanë bërë nderimet e duhura. Middleton e veshur me një fustan të kuq, të gjatë e me xixa është shfaqur e lumtur dhe e qeshur, ndoshta edhe e lehtësuar nga zgjidhja e Megxit.

E teksa nga gazetat britanike vijnë foto të dukeshës së Sussex me djalin dhe dy qentë e saj duke bërë shëtitje nëpër Vancouver, në Londër, Kate luan rolin e mbretëreshës.

Kjo për faktin që Elisabetta vështirë se mund të marrë pjesë në evente në muajin janar në Buckingham Palace, por duke parë rëndësinë e këtij samiti (mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës) ka vendosur t’ia delegojë këtë aktivitet gjeneratës së re.

Kështu William dhe Kate e kanë luajtur më së miri rolin e tyre. Të ndihmuar edhe nga kontesha e Wessex, dukët e Cambridge i kanë pritur të gjithë kryetarët e shteteve dhe kanë pozuar së bashku me ta në Sallën e fronit.

Takimi është zhvilluar pa asnjë problem dhe William dhe Kate janë shfaqur shumë të kënaqur dhe të lumtur.