Një ditë plotësisht në natyrë për Kate Middleton, princin William dhe të vegjlit George, Charlotte dhe Louis. Look casual, buzëqeshje dhe shumë ëmbëlsi janë përbërësit e një skenari familjar Back to Nature, kopshti i ideuar mes të tjerëve edhe nga Dukesha e Cambridge për edicionin 2019 të Chelsea Flower Show.

Gjithçka e dokumentuar në faqen zyrtare Instagram të Kensington Palace.
Një shtëpi në pemë, një urë, një lisharëse e vogël, ka gjithçka që duhet për një moment magjik. Fëmijët zbaviten, por edhe Kate dhe William.

Fotot në faqen zyrtare Instagram kanë bërë për vete ndjekësit dhe ka nga ata që mendojnë se kjo është një përgjigje për albumin e martesës të ndarë nga Harry dhe Meghan në vitin e parë të martesës. Sfida tashmë ka nisur, kush është familja më e lumtur e pallatit mbretëror anglez?