Kjo foto, e shkrepur këto ditë kur bota po përballet me koronavirusin, tregon edhe njëherë sesi kafshët mund të na ndihmojnë në momente të vështira.

Një mjek i ulur përtokë, i dërrmuar nga orë të tëra pune për shkak të emergjencës koronavirus, qetësohet disi ndërsa përkëdhel Wynn, një qen i stërvitur për të ndihmuar njerëzit në spitale.

Të stërlodhur nga turnet pa fund, nga stresi dhe momentet e tensionit, ata i gëzohen momenteve që kalojnë me Wynn, labradorin që sjell pak momente gëzimi mes stafit mjekësor të spitalit në Denver, SHBA.  

Wynn është një vjeç dhe është stërvitur nga mjekja Susan Ryan, por këtë herë nuk janë pacientët e shtruar ata që kanë nevojë për kafshën e dashur, por mjekët dhe infermierët që janë në ballë të luftës me koronavirusin.